Erla Mëhilli tregon për herë të parë lidhjen familjare me Ramën: E kam kushëri, por…

Bashkëpunëtorja e afërt e ish-kryeministrit Sali Berisha, pas një mungese të gjatë në media ka rrëfγer të gjithë jetën e saj.

E ftuar në emsionin “E Diell”, në Top Channel, Mëhilli ka folur për eksperiencën e saj përgjatë 10 viteve punë me ish-kryeministrin.

Ajo tregoi se konferencën e parë për shtyp e ka dhënë në vitin 2007 dhe nuk ka qenë aspak e përgatitur, për shkak se pozicioni i punës së saj ishte këshilltare për mediat.

Po ashtu për herë të parë ajo ka folur dhe për faktin që është kushërirë me Edi Ramën, por ndërkohë punon me ish-kryeministrin Sali Berisha, Erla tha se nuk ka ndonjë kënaqësi të veçantë për shkak se nuk e ka njohur personalisht.

“Të kesh kushëri Ramën është rastësi, të punosh me Berishën është meritë. Nuk është se kam ndonjë kënɑqësi të veçantë që jam kushërira e tij sepse nuk e kam njohur personalisht.

Nëse do ta kisha njohur ndoshta mund të kishte qenë pak e sikletshme. Duke qenë se ai në një pasazh të librit kurbani e ka përmendur këtë fɑkt kam përshtypjen se më shumë e ka ndjerë ai, sesa unë”, u shpreh Erla Mëhilli.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...