“Po e them për herë të parë” Basha: Berishën e përjashtova nga…

Kryetari i PD Lulzim Basha ka zbuluar për herë të parë sekretin e fitores në zgjedhjet lokale të vitit 2011 përballë Ramës, për Bashkinë e Tiranës.

Ai ka deklaruar se në atë kohë ka marrë vendim për të përjashtuar Sali Berishën nga fushata e zgjedhjeve lokale.

Ju njihni vetëm humbje, ja thonë demokratët që shkojnë në foltore, jeni fajtor për dualizmin që keni drejtuar PD-në së bashku me Berishën?

“Dua ta them qartë që unë jam i pari dhe i vetmi kandidat që ka mundur Edi Ramën për bashkinë e Tiranës, nuk e kam thënë më parë çelësin e fitores ka qenë vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga fushata për bashkinë e Tiranës. Ekspertët që zhvilluan sondazhe më kanë thënë që Berisha nuk duhet të jetë pjesë e fushatës.

Unë kam edhe përgjegjësitë e mia, por Berisha duhet të ishte larguar vetë, të linte kryetarin e PD, por edhe unë kam përgjegjësitë për këtë dualizëm. Këto janë vendime të konsultuara me forumet e PD, vendime të kërkuara me ngulm nga Sali Berisha”, tha Basha.

Pyetje: Basha, pozita ku u gjendet ju në 9 shtator është pa të ngjarë, pasi nga njëra anë ju në këto 8 vite në opozitë keni pasur si kartë morale dekriminalizimin e politikës dhe keni kërkuar largimin nga politika të të shpallurve non-grata nga SHBA,

ndërsa u përballët vetë me një kërkesë nga SHBA me liderin historik të PD si i shpallur non-grata për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Pse e ndërmorët vetë këtë akt dhe nuk e shtruat në forumet e PD për ta bërë më legjitim vendimin?

“Jam një kryetar i zgjedhur sipas statusit me parimin një anëtar një votë. Ky nuk është privilegj, por përgjegjësi. Përgjegjësia që merret nga anëtarësia, është që lidershipi të marrë vendime të tilla, te bazuara në statut dhe rregullorja, të miratuara kur Berisha ka qenë anëtar i PD.

S’mundet kurrsesi që të ishte një akt lidershipi që të vendosja cilindo forum, kryesi, para zgjedhjeve që nuk është zgjedhje mes SHBA dhe Sali Berishës. Është barra e lidershipit, arsyeja se pse demokratet e zgjedhin kryetarin me këtë parim. Kjo rregullore është miratuar në 2018-ën”, tha Basha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...