HYRJELAJMEAKTUALITETMyftiu i Shkodres kundershtom komunitetin LGBT: E papranueshme...

Myftiu i Shkodres kundershtom komunitetin LGBT: E papranueshme…

Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari kundërshton ashpër zëvendësimin e fjalëve nënë dhe baba me fjalët prindi 1 dhe 2 ashtu siç kërkon komunitetit LGBTI.

Gjatë një predikimi, mytfiu tha se kjo është e papranueshme sepse shkatërron bazën e familjes shqiptare dhe çon shoqërinë drejt dekadencës njerëzore. Mytfiu i bëri thirrje edhe Parlamentit që mos ta ndryshojë në asnjë mënyrë Kodin e Familjes dhe ka besim se nuk do ndodhë një gjë e tillë.

Të ndalemi te tendenca e çuditshme dhe pardoksale për të prekur rrënjët e tabanit dhe thelbin e organizimeve shoqërore: familjen dhe kodet e saj.

Tendenca e papranueshme për të prekur thelbin e familjes, për të shkatërru dhe shpërbë familjen dhe për ta kthyer individin shqiptar, të riun shqiptar në një individ të dobët, pa imunitet dhe aftësi për të rezistu përballë jetës, pa modele, pa nënë dhe baba, pa besim, pa fe, pa moral. Diskutohet në parlamentin tonë për të ndryshu Kodin e Familjes, Allah Allah…

Është paradoks i madh dhe çudi e pashembullt të shohësh sot disa që ndoshta kanë pranuar të shesin dinjitetin për të ndryshuar Kodin e Familjes, diçka e patolerueshme që as nuk duhet diskutuar… A kthehet nana dhe baba në numër, pash hatrin e Zotit ma thoni.

TE TJERA

spot_img