HYRJELAJMEAKTUALITETIkin ditët e nxehta, po vjen cikloni, qytetet që do të ketë...

Ikin ditët e nxehta, po vjen cikloni, qytetet që do të ketë reshje në …

Zhvillimi i një qendre ciklonare sërish mbi brigjet e Italisë jugore do të diktojë kushtet e motit edhe në vendin tonë.

Për pasojë dita nis me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, të cilat gjatë pasdites dhe kryesisht mbrëmjes zhvillohen duke sjellë reshje të pakta në jugperëndim të vendit. Edhe nata mbete në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale por mbeten të pandryshuara në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 4°C në zonat malore ndërsa mesdita ngjitet deri në në 23°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 3 ballë, sipas MeteoAlb.

Kosova

Mbetet ndikimi i kushteve atmosferike të qëndrueshme mbi territorin e Kosovës duke kushtëzuar kthjellime në pjesën më të madhe të vendit. Pasditja sjellë kalime vranësirash nëpër territor, ku më të dukshme do jenë në zonat perëndimore. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3 deri në 15°C.

Maqedonia e Veriut

Vijon ndikimi i kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në republikën e MV, ku më të shpeshta vranësirat do të jenë në zonat perëndimore por nuk priten reshje. Parashikohet që edhe pjesa tjetër e ditës të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike.

Europa

Zhvillimi i një qendre ciklonare në qendre të kontinetit do të diktojë vranësira dhe reshje shiu në vendet e Europës qendrore dhe vendet e ulëta. Po ashtu Veriu dhe lindja e Europës janë përfshirë nga stuhi ere dhe reshje dëbore. Ndërsa kthjellimet dominojnë Europën Juglindore dhe gjithë Rajonin e Mesdheut.

TE TJERA

spot_img