Bleona Qereti lë Los Angeles dhe vjen në Shqipëri, do ta shihni çdo javë në…

Kush tjetër mund të ishte veç Bleonës, e cila vjen ekskluzivisht nga Los Angeles për të qenë pjesë e një programi dashurie?

Këngëtarja shqiptare, pas shumë projekteve që ka realizuar, së fundmi edhe në kinematografi në Amerikë, do të shkëputet për disa muaj për të qenë pranë publikut shqiptar si opinioniste e ‘Love Story’.

Sezonin e dytë të ‘Love Story’, Bleona do t’i bashkohet panelit të jurisë, së bashku me Robert Aliajn dhe Jerina Lalajn.

E mësuar me karrigen e opinionistes në disa produksione të Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut në Tv Klan, Bleona e di mjaft mirë përballjen me publikun, por mbetet të shohim se si do të ndihen përballë komenteve të saj pa doreza konkurrentët në kërkim të dashurisë.

Tashmë, gjithçka është thuajse gati. Vajza dhe djali në kërkim të dashurisë, po ashtu janë gati për t’u njohur me kandidatët e rinj.

Mbetet të presim edhe pak ditë. E hëna vjen shumë shpejt. Qëndroni gati, sepse do të zbulojmë akoma edhe shumë surpriza.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...