HYRJELAJMEPOLITIKËBerisha dhe Basha ‘live’ në të njëjtën kohë, ja kush e fitoi...

Berisha dhe Basha ‘live’ në të njëjtën kohë, ja kush e fitoi garën e shikuesve online (FOTO)

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe lideri demokrat Lulzim Basha u përballën “live” sot, por në distancë nga njëri-tjetri.

Të dy ishin në të njëjtën orë në ekran, Berisha në takimin e lëvizjes “Foltorja” në Sarandë, ndërsa Basha në një intervistë në TV “Neës 24” me gazetarin Robert Rakipllari.

Ndërkohë kanë dalë dhe shifrat përkatëse për audiencën respektive.

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu shprehet se Berisha fitoi dhe nga audienca.

“Luli donte të dilte në intervistë në të njëjtën kohë më daljen e Sali Berishës”, shkruan Balliu me nota humori.

TE TJERA

spot_img