HYRJELAJMEPOLITIKË“Basha pret që t’ia çojmë në krevat?”, Evi Kokalari sulmon Bardhin dhe...

“Basha pret që t’ia çojmë në krevat?”, Evi Kokalari sulmon Bardhin dhe Dumën

Në “Foltoren” e Sali Berishës në Sarandë ishte edhe Evi Kokalari. Gjatë fjalës së saj, Kokalari, përveç Bashës sulmoi ashpër edhe Grida Dumën dhe Gazment Bardhin.

Sipas aktivistet shqiptare që jeton në SHBA, më 11 dhjetor Lulzim Basha nuk do të jetë më kryetar i PD-së.

“Gaz Bardhi dhe Grida Duma nuk duhet të jenë në pozicionet ku janë. Vetë i morën pozicionet në mënyrë të paligjshme dhe sot dalin kundër mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

4200 firmat janë në zyrën e Palokës, nuk e di: Basha pret që t’ia çojnë në krevat? Basha do të shkarkohet më 11 dhjetor. Një arsye tjetër që më ka rënë në sy, dëgjova që Basha filloi të përsëriste disa biznesmenë me emër.

Më thanë që kërkon gjoba, që ai i kërkon lekë këtyre bizneseve. Mësova që nëpërmjet gjobave kishte marrë dy vila. Në Neë York vetëm mafia italiane shkonte në bizneset dhe i vendoste gjoba. Nëse nuk paguanin diçka i ndodhte.

PD ka kaluar nga e djathta qendrore në të majtën qëndrore. Këtë e ka pranuar edhe Grida Duma”, tha Kokalari.

TE TJERA

spot_img