HYRJELAJMESHOWBIZ"Ajo po bën lojë të madhe aty"/ Tola degjeneron Alvisën: Nxirr faktet...

“Ajo po bën lojë të madhe aty”/ Tola degjeneron Alvisën: Nxirr faktet e dashur dhe të gjithë do të mbështesin

Arlida ose Tola është vajza e parë në emisionin “Përputhen” e cila u eleminua nga djemtë. E ftuar së fundmi në “Abc e Pasdites” ajo sqaroi deklaratën e saj se “Alvisa është djall” dhe foli mbi ngjarjet e fundit që shokuan publikun.

“Unë nuk kam thënë për Alvisën që është djall, por për lojën që është bërë aty. Pjesa e fundit që po komentohet tani kaq shumë, unë mendoj se është lojë.

Nga të dy apo dhe nga Alvisa. Tani nuk dijmë çfarë të besojmë.”, shpreh Tola për situatën e krijuar mes tyre, ndërsa për sa i përket konfliktit Hysen-Alvisa, Tola ka dyshimet e saj.

“Hyseni vërtetonte çdo gjë me fakte kundrejt Alvisën. Ndërkohë Alvisa pse nuk u kundërpërgjigj me argumente të sakta për të nxjerrë edhe veten e saj të larë?”

“Kë rcënim deri tani unë nuk kam parë. Për pjesën e d hunës, unë e kryqëzoj Hysenin nëse e ka bërë. Unë pres nga Alvisa që mos të heshti më nëse kjo gjë është e vërtetë dhe të nxjerri provat. Alvisa e dashur, nxirr fakte dhe të gjithë ne do të mbështesim.”

E pyetur pse ka këtë mendim mbi Alvisën, Tola u shpreh: “Ajo ka marrë Bashkimin sepse ai është më i ndjekuri, e ka thënë vetë në program. Kjo a nuk është lojë?”

TE TJERA

spot_img