HYRJELAJMEAKTUALITET“Zoti na pastë në dorë,” shqiptarët reagime të shumta pas tërmetit të...

“Zoti na pastë në dorë,” shqiptarët reagime të shumta pas tërmetit të fortë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pasditen e së premtes në vend.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare lëkundjet e tokës ishin me një magnitutë 4.1. Epiqendra tërmetit ishte 34 km në verilindje të Tiranës dhe 4 km në jugperëndim të Bulqizës.

Që prej tërmetit të 26 nëntorit , një numër i madh qytetarësh vijojnë t’i kenë të instaluar aplikacionet si “Last Quake” dhe reagimi është i menjëhershëm.

Ka pasur raste edhe kur aplikacioni i Qendrës Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare ka reaguar në Twitter pas rënies së serverëve nga ngarkesa e madhe.

Sa i përket tërmetit të sotëm, një numër i madh qytetarësh kanë reaguar në një kohë shumë të shkurtër. Më të shumta komentet janë nga Tirana, por edhe nga vendet pranë epiqendrës në verilindje, Durrësi, Elbasani dhe Maqedonia e Veriut.

TE TJERA

spot_img