“Pashë vëllanë të shtrihej përtokë nga rrufeja”, historia e dhimbshme e familjes Xhangolli

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Dovlet Xhangolli, 33 vjeçari nga Gramshi që rrëfeu historinë e dhimbshme familjare.

Djalë i një familje me tetë fëmijë, Dovleti tregoi se në moshën 10 vjeçare pa me sytë e tij humbjen e të vëllait 2 vite më të madh.

“Po kullosnim bagëtinë në mal dhe kishim ngritur një stan afër bregut. Pushuam derisa mbaroi shiu dhe po e ndiqja me sy vëllanë kur shkoi të shihte a kishte ardhur lumi… derisa në një moment e pamë të shtrirë përtokë nga rrufeja”, tregoi i prekur ai.

E një vit pas humbjes së të vëllait, ishte Dovleti ai që do të aksidentohej duke humbur në moshën 11 vjeçare mundësinë për të ecur.

Shkak i askidentit u bë loja me një shkëmb, i cili i ra sipër duke i dëmtuar shtyllën kurrizore dhe jo vetëm.

Por përpos të gjithave, Dovleti nuk është dorëzuar në asnjë moment.

Ai sot bën një jetë aktive, punon ndihmës IT dhe në kohën e lirë rregullon karriget me rrota të atyre që kanë nevojë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...