HYRJELAJMEAKTUALITETManastirliu jep lajmin e papritur nga Italia, preken shumë shqiptarë

Manastirliu jep lajmin e papritur nga Italia, preken shumë shqiptarë

Që prej datës 26 tetor 2021 qeveria italiane ka forcuar masat kufizuese, për të përballuar situatën emergjente epidemiologjike shkaktuar nga Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka diskutuar me homologun e saj italian Roberto Speranza lidhur me rishikimin e vendimit për heqjen e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve shqiptarë në Itali, nisur nga përmirësimi i situatës së Covid-19 në Shqipëri, krahasuar me disa javë më parë.

Ministri Roberto Speranza u angazhua për të konsideruar rishikimin e këtij vendimi.

“Paralelisht me listimin e vendeve nga Bashkimi Europian, ne bëjmë analizën bazuar në vlerësimet tona, duke nxjerë urdhëresa që janë me një periodicitet të caktuar. Në fillim të muajit dhjetor ne do të rivlerësojmë urdhrin, në varësi të situatës epidemiologjike”, tha Speranza.

Në një deklaratë për mediat, Manastirliu tha se ka marrë garanci nga ministri Speranca se vendimi i shtetit italian do të vlerësohet sipas periodicitetit bazuar në situatën e pandemisë.

“I kam kërkuar ministrit Speranca për të vlerësuar vendimin në bazë të situatës për udhëtimet e shqiptarëve në Itali e do vlerësohet ky vendim sipas periodicitetit bazuar në situatën epidemiologjike. Ajo që duhet vijuar është vaksinimi vaksinimi”, tha Manastirliu.

Kujtojmë se duke filluar nga data , shtetasit nga:

– Shqipëria – Maqedonia e Veriut – Serbia – Mali i Zi – Bosnje Hercegovina – Libani – Azerbajxhani – Moldavia – Brunei – Armenia

mund të hyjnë në Itali vetëm për motive të caktuara si: -motive pune, -motive shëndeti, -motive studimi, -motive urgjence, -persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,

-familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,

-personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali,

-sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.

➡️Shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se orë do ti nënshtrohen edhe një vetë izolimi ditor, në fund të të cilit do kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik.
Dokumentacioni i nevojshëm që kërkohet:

a) prezantimi i “Passenger Locator Form” në format dixhital ose në kopje fizike
https://app.euplf.eu/

b) prezantimi i testit me rezultat negativ molekular ose antigjenik, të kryer 72 orë përpara udhëtimit;

c) qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në “Passenger Locator Form”;

d) i nënshtrohen testit molekular ose antigjeni, në përfundim të izolimit.

❗Këto masa janë të vlefshme deri më datë 2021

TE TJERA

spot_img