Lajm i bujshëm/ “Më ka vënë gjoba deri në 30 milionë euro çdo 2-3 muaj” , Rezart Taçi zbulon emrin e ministrit

SPAK ka shpallur ditën e sotme në kërkim ndërkombëtar biznesmenin Rezart Taçi, i cili akuzohet për pastrim parash.

Në një lidhje telefonike në “Ora News”, ai u shpreh se ndjehet i persekutuar nga një ministër i financave në Shqipëri prej gati 15 vitesh.

Taçi zbuloi edhe emrin e tij, duke thënë se ish-ministri është Ridvan Bode, teksa shtoi se ky i fundit i ka vendosur çdo 2-3 muaj deri në vitin 2015 gjoba deri në 30 milionë euro.

Biseda:

Qyno: Nga cili vend flisni aktualisht?

Taçi: Ju e dini mirë se çfarë do të thotë që të rritesh pa asnjë bashkëpunimi politik. Unë kam parë punët e mia dhe nuk ka bashkëpunuar politikisht. Kam punuar sipas të gjitha rregullave, por në Shqipëri është e pa tolerueshme të punosh i rregull dhe të shikosh punët e tua. Mua më janë vënë gjoba 20-30 milionë euro kundrejt personit tim çdo 2-3 muaj.

Qyno: Kush janë këta persona që ju kanë vënë gjoba?

Taçi: Këto janë gjoba nga institucione shtetore. Deri në vitin 2015 më kanë vënë gjoba.

Karriqi: Pse nuk i keni denoncuar, nuk keni pasur besim te drejtësia?

Taçi: T’i denoncosh ata kundër atyre institucioneve që kanë pasur drejtimin e këtyre institucioneve.

Karriqi: Nuk na e thatë emrin e ministrit të Financave të implikuar.

Taçi: Është z. Bode, Ridvan Bode.

Karriqi: Keni komunikuar me të lidhur me këto gjoba?

Taçi: Është një person që nuk e flet mirë shqipen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...