Kujdes mos iu mashtrojnë, hidhen në treg shumë marramendëse e parash false

Në tregun e zi janë hedhur në qarkullim dollarë amerikanë të falsifikuar. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një shumë prej gjysmë milioni dollarë amerikanë, një pjesë e të cilave u lëshuan në qarkullim.

Burime nga hetimi thonë se këto para me gjasë janë shpenzuar për “mallL dhe gjatë kontrollit të disa lokacioneve në afërsi të Stacionit Hekurudhor në Shkup është gjetur një eksploziv. Për këtë aferë deri më tani janë arrestuar katër persona. Ministria e Brendshme e konfirmon këtë informacion.

Nga bastisja e një garazhi në rrugën Bojmija, në lagjen Aerodrom të Shkupit janë gjetur pothuajse 400.000 dollarë amerikanë të falsifikuar. Paratë mbaheshin në një qese letre, dhe ishin me vlerë nominale nga 100 dollarë.

Në garazh është gjetur një pako me 149 ekstaza. Policia njofton se janë privuar nga liria dy persona ndaj të cilëve do të ngrihet kallëzim penal për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të “mallit”,

falsifikimit të parave, si dhe për prodhim, mbajtje dhe tregtim pa leje te lëndëve plasëse. Bëhet fjalë për vepra të rënda që të gjitha parashikojnë dënime me burg deri në 10 vjet. Bastisjes janë kryer dje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...