“Ishte i izoluar nga e gjithë bota”, Jozefina Topalli zbulon çfarë i ndodhi Sali Berishës…

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka treguar momentin e vështirë të Sali Berishës në vitin 1997, kur ai ka qenë i izoluar nga gjithë bota në atë kohë dhe më pas në vitin 2005 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet.

“Kur kam hyrë në politikë kam qenë shumë e re dhe pas 1 viti ndodhi ‘97. Sali Berisha ka pasur kundër të gjithë botën dhe s’kishte PD dhe askush nuk mendonte se Sali Berisha mund të ngrinte PD.

Gjatë asaj periudhe janë bërë përpjekje për të gjetur liderë të tjerë që dështoi. Pas 4 vitesh, pavarësisht nga izolimi që i bënë Sali Berishës, PD shkoi në 42% dhe ishte mazhorancë, në 2005 Berisha erdhi në pushtet.

Ishte i izoluar tërësisht, gjithë bota kundër Sali Berishës, dhe u bë partneri më i besuar që kanë pasur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Besoj se kjo situatë ka për t’u sqaruar, ka nevojë për t’u sqaruar.

Të shpallësh non grata ish-Kryeministrin që ka 8 vite që kanë dhënë dorëheqjen dhe ta akuzosh për arsye korrupsioni kur ai uli borxhin, 3-fishoi rroga, është diçka që unë e konsideroj të gabuar”, deklaroi Jozefina Topalli në Opinion.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...