I ndau dhe i bashkoi Basha, Topalli rikthehet e mbështet publikisht Berishën

Ish-kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli thotë se nuk është zhgënjyer kurrë nga kreu i PD Lulzim Basha, pasi e ka njohur që në fillim atë.

Duke folur në emisionin “Opinion” ish-kryetarja e Parlamentit tha se Kuvendi është forumi më i lartë dhe i plotfuqishëm, dhe kur mblidhet ai përfaqësia kthehet në anëtarësi.

Ndër të tjera, Topalli është rikthyer duke mbështetur kështu nismën e ish-kryeministrit Sali Berisha për Kuvendin Kombëtar pas një kohe të gjatë ftohje në marrëdhenie që nisi me propozimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD.

“Do mblidhet Kuvendi. Është forumi më i lartë, i plotfuqishëm, përballë të cilit të gjithë të tjerët janë anëtarë dhe nuk ekziston asnjë forum tjetër që mund ti mbivendoset.

Dhe kur mblidhet anëtarësia, dhe z.Berisha kishte shumë të drejtë, përfaqësia kthehet në anëtarësi. Prandaj kur thotë ai sekretar i përgjithshëm, gënjen, spekulon.

Nuk njohin as anëtarësinë, as partinë, dhe kujtojnë se partia është sekretariati. Kur bëhen zgjedhjet parlamentare, Kuvendi mbledh veten, kur presidenti nuk e mbledh”, tha më herët Topalli. /albeu.com/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...