HYRJELAJMEPOLITIKËFatos Klosi bën deklaratën e fortë: Berisha do të dalë me molotov...

Fatos Klosi bën deklaratën e fortë: Berisha do të dalë me molotov në rrugë!

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.

Duke iu referuar paraljamërimit të SHBA se “nuk do të bashkëpunojnë me PD nëse në krye të ksaj force rikthehet Berisha”, ai iu ka bërë thirrje demokratëve që “t’i thërrasin mendjes”.

“Ishte një rast shumë i veçantë deklarata e ambasadores së SHBA. Yuri Kim i dha një mesazh të qartë të gjithë atyre në PD: Ne nuk po bëjmë shaka. Sali Berisha nuk e mori parasysh ultimatumin e SHBA. Të tjerët në parti duhet ti thërrasin mendjes.

Të mos hiqen si patriotë. Ne po tentojmë të futemi në botën e globalizuar. Kjo është kundër frymës së shqiptarëve që duan të futen në BE. Lideri i botës po na e thotë qartë. Ky njeri nuk është i dëshiruar për ne. Ka ardhur një kohë e re.

Shpresoj që ka hyrë uji i SHBA në “mullirin e Bashës”. Ai e bëri një hap, duhet ta kishte bërë më përpara. Mbase duhej të ishte konsultuar, të mos e bënte natën (përjashtimin e Berishës)”, u shpreh Fatos Klosi.

Sipas Klosit nuk përjashtohet edhe thirrja e Berishës për protesta, ndërsa shpreson që populli të jetë i lodhur tashmë nga ish-lideri democrat.

“Do ta marr në rrugë pushtetin, thotë Berisha. Me molotov, me gjëra të tilla. Shpresoj që ky popull të jetë i lodhur”, tha Klosi në Zona Zero.

TE TJERA

spot_img