HYRJELAJMEBOTAE trishtë/ Infermierja i jep fund jetës në kushte të rënduara psikologjike,...

E trishtë/ Infermierja i jep fund jetës në kushte të rënduara psikologjike, ja cila ishte arsyeja e rëndë

Një infermiere e guximshme për të cilën thuhet se ‘humbi të gjithë pavarësinë e saj’ kur u detyrua të priste dy këmbët e një krah nga sepsis, është gjetur e vetëvrarur nga bashkëshorti i saj.

53 vjeçarja Jayne Carpenter mbeti vetëm me një gjymtyr kur një i ftohtë në vitin 2016 iu kthye në infeksionin thuajse fatal të sepsis neutropenik, i cili ndodh kur sistemi imunitar mbi-reagon duke shkatërruar indet e trupit.

Infermierja spitalore ishte detyruar të priste krahun e majtë poshtë bërrylit, dy këmbët poshtë gjurit dhe katër gishta të dorës së djathtë për të shpëtuar nga sëmundja.

Pak pas ngjarjes që i ndryshoi jetën, ajo kishte nisur një fushatë ndërgjegjësimi për rreziqet e sepsis.

Por rrjedhimisht humbja ishte tepër e madhe për t’u përballuar.

Para vdekjes Jayne kishte vazhduar të ecte apo të kërcente duke përdorur proteza të metalta këmbësh, por thoshte se ato i shkaktonin shumë dhimbje dhe infeksione, teksa përpiqej të mblidhte fonde për nje operacion transplanti gjymtyrësh që mund të zhvillohej vetëm në disa klinika te specializuara private.

Në hetimet e ngjarjes u zbuluar se në ditën e vdekjes së Jayne më 7 dhjetor 2020, bashkëshorti i saj i 22 viteve Robert, 56 vjeç, i cili e përshkruante gruan e tij si ‘ylli më i shndritshëm’, ishte thirrur në shtëpinë e tyre në jug të Uellsit, ku e kishte gjetur të varur.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale burri i saj shkruante:

“Ajo kishte dhimbje të vazhdueshme dhe e dinte se nuk do të bëhej më mirë. Por pandemia dhe izolimi ishin pika e mbushjes, sepse ajo nuk mund të dilte, të kërcente të shoqërohej me të tjerë apo të bënte gjërat e motivonin përditë”.

Ai tregon se gruaja i kishte ofruar të largohej nga lidhja e tyre, por ai nuk kishte pranuar.

Një dëshmitar tha në gjyqin e vitit të kaluar se Robert e përshkruante gruan e tij të lumtur e të etur për të udhëtuar deri para ngjarjes së rëndë.

Jayne më pas vuante nga depresioni e dhimbjet kronike, ndërsa kishte marrë dy herë mbidozë drogash, pasi kufizimet e pandemisë e ndaluan të bënte gjërat që ajo pëlqente të bënte.

Para ngjarjes në 2016, infermierja kishte shkaur te mjeku i familjes për një kollë që besonte se ishte një i ftohur, para se gjendja të përkeqësohej shpejt dhe ajo të dërgohej në gjendje të rëndë në spital.

Atje ajo u diagnostikua me pneumoni dhe infektim sepsis të gjakut.

Teksa gangrena pushtonte gjymtyrët e saj doktorët vendosën të gjymtonin dy këmbët dhe një krah teksa tentonin t’i shpëtonin jetën.

Gruaja qëndroi për nëntë javë në koma dhe kur u zgjua për të parë gjendjen e saj, i tha bashkëshortit Robert: “Përse më le të jetoja?”

Në 2017, Jayne tha në një intervistë se nuk mund të lahej, të ushqehej apo të ecte, prandaj realiteti ishte “shumë i vështirë për t’u pranuar”.

Ajo tha për rrjetin Wales Online: “Nuk bëj dot një pije për vete, as nuk ulem dot, është e vështirë të pranosh këtë veten time të re. Jam një provë në jetë se askush nuk e di se çfarë mund të sjelle kthesa e radhës. Kisha qenë një person aq i pavarur, adhuroja stërvitjen dhe ecjet në plazh”, thoshte gruaja tragjike ne 2019.

TE TJERA

spot_img