Pas asaj që ndodhi të shtunën, dhe një përballjeje me Hysenin, që nxorri detaje të pathëna lidhur me raportin e tyre, Alvisa këtë javë nuk ka qenë në “Për’puthen”.
Megjithatë edhe pse jashtë programit, akuzat mes tyre kanë vazhduar virtualisht. Ndërkohë, lidhur me situatën, kanë reaguar shumë konkurentë dhe ish-konkurrentë.
Një prej të cilëve ka qenë Edi. Përmes një videoje ai ka zbuluar një episod që publiku nuk e kishte parë. Ai tha se ka qenë dëshmitar që Hyseni e ka kapur me force në prapaskenë.
Mirëpo, një tjetër këndvështrim ka patur Tola, lidhur me situatën, ku ajo ka qenë prezente. E ftuar në “Breaking” ajo ka treguar se sipas saj nuk ishte kapje me force apo keq trajtim.
“Unë kam qenë aty, nuk ka qenë kapje me force, thjesht e ka tërhequr për t’i thënë ‘Eja të sqarohemi’”, tha ajo.
Ajo shtoi se nuk e priste deklaratën e Alvisës, madje edhe ajo si Mikela, ishte zhgënjyer pak, pasi si tregoi Alvisa iu fliste mirë për Hysenin në prapaskena.