HYRJELAJMESHOWBIZXhensila Myrtezaj shtatzënë për herë të dytë? Lumë komentesh me urime për...

Xhensila Myrtezaj shtatzënë për herë të dytë? Lumë komentesh me urime për këngëtaren

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një nga çiftet më të dashura në shoëbizz-in shqiptar.

Ata kanë shumë vite bashkë dhe janë prindër të një vajze, Ajkës. Kohët e fundit shpesh janë përfolur në rrjetet sociale se po zgjerojnë familjen. Foto të ndryshme të Xhensilës kanë nxitur zërat se ajo është shtatzënë.

Sikurse ka ndodhur edhe së fundmi. Xhensila ka publikuar në Instagram dy foto me Ajkën ku shihen të dy të veshura me fustane të bardha. Dy detaje morën vëmendjen e ndjekësve.

Së pari, kanë realizuar foto profesionale në një ambient që duket magjik dhe së dyti, dora e këngëtares që qëndron mbi barkun e saj. Ky pozicion zakonisht përdoret nga gratë shtatzëna në foto.

Këto detaje nuk u kanë shpëtuar ndjekësve të Xhensilës. Krahas shumë komenteve, ata e pyesin nëse është në pritje të ëmbël teksa të tjerë e kanë bërë fakt të kryer. “Xhensila shtatzënë definitivisht!”- shkruan dikush.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga Xhensila por kujtojmë se pak muaj më parë kur festoi 4 vjetorin e martesë me Besin, teksa uroi publikisht aktorin ajo shprehu edhe dëshirën për një fëmijë tjetër. “Vitin tjetër ishalla (👼🙏)”- shkroi ajo me emojin e bebit.

Nëse ka ardhur momenti që ata ta zgjerojnë familjen e tyre apo jo, mbetet ende të presim. /News31

TE TJERA

spot_img