Kreu i PD Lulzim Basha në një dalje të shkurtër nga selia përpara gazetarëve, i bëri thirrje Sali Berishës që të mos harxhojë më tej kohën e demokratëve,
pasi dita e djeshme tregoi se ai nuk i kishte firmat e nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.
Basha përsëriti deklaratat e tij se beteja e Berishës nuk ka për qëllim rikthimin e PD në pushtet, por vetëm interesa të tij personale.