HYRJELAJMEHISTORIA IMEMe kamion drejt Anglisë, shqiptarja sot në majat e shkencës Botërore, ja...

Me kamion drejt Anglisë, shqiptarja sot në majat e shkencës Botërore, ja kush është ajo…

Detina Zalli e ftuar në një emision televiziv këtë të Enjte, ka treguar historinë e saj që nga largimi me kamion bashkë me familjen në drejtim të Anglisë e deri tek arritjet e shkëlqyera në karrierë.

“U nisëm për të ikur për një jetë më të mirë, na gënjyen na thanë se do iknim me tren dhe avion por përfunduam për ditë e net të tëra në kamion. Unë isha me babin mami dhe motra rrinin më larg por meqë ne ishim fëmijë ecnim me prindërit.

Ishte një situatë që u trembëm përballeshim me gënjeshtra çdo orë, pasi të gjithë të ardhurat ishin investuar në këtë rrugë e s’kishim më asnjë kthim pas. Pavarësisht frikës ne duhet që të kalonim sfidat.

Për gjashtë vite kemi kaluar me vështirësi, fakti që unë e motra dinim italisht na ndihmoi që të komunikonim me të huajt. Për tre katër vite une dhe motra ime binjake e kemi patur shumë të vështirë shkollimin pasi nuk na donte njeri, deri në momentin që arritëm të fitonim një konkurs”, ka thënë ajo.

“Pasi morëm rezultate të mira në shkollën e mesme, ne filluam studimet për mjekësi molekulare dhe e morëm me rezultate të shkëlqyera, nuk kishim as dokumente në atë periudhë por përmes bursës dhe profesorët na ndihmuan që ne të jemi pjesë e saj.

Pasi po bëja doktoraturën në Univesitetin e Lensit, Howard shkelqeva dhe atje gjeta lirinë totale. Në atë pikë kur bëmë doktoraturat, u ndamë secila në një universitete të ndryshme.

Argita (motra) për imunologji, ka studiuar në universitetin e Bimirganit. Në Howard kam drejtuar shumë kurse dhe kam punuar me shumë shkencëtarë që kanë fituar dhe Nobel, ato e panë pasionin tim për mësimet dhe më kanë mbështetur shumë.

Në Oxford isha një tjetër person pasi kisha eksperiencë dhe më dukej e lehtë isha udhëheqëse për një program të onkologjisë.

Jam pjesë e një programi të NASA-s ku të gjithë shkencëtarët më të mirë punojnë në grup dhe zbulojnë gjëra të reja. Aktualisht po punojn për të parë sesi qelizat afektohen në gravicionin zero që është në hapësirë. Qëllimi është për të gjetur një kurë sa më të mirë”, ka thënë ajo.

TE TJERA

spot_img