HYRJELAJMESHOWBIZKëngëtarja shkodrane Klodiana Vata plas publikisht akuzën e rëndë për Festivalin e...

Këngëtarja shkodrane Klodiana Vata plas publikisht akuzën e rëndë për Festivalin e RTSH-së: Më bënë pazar për vendin e 3-të

Pasditen e djeshme në emisionin ‘Ftesë në 5’, ishte i ftuar këngëtari Mentor Haziri, i cili hodhi akuza mbi Festivalin e Këngës pas refuzimit që iu bë për të qenë pjesë e garës.

“Unë nuk kam dashur t’i besoj thashethemet që kanë përcjellë ndër vite se është i korruptuar e bëhen pazare, ndaj kam marrë pjesë. Por u binda! Një emër si Mentor Haziri të mos garojë fare?! Kjo është e qëllimshme për të më eleminuar mua”, u shpreh ai.

Kete argument e mbështeti edhe Klodiana Vata, këngëtarja e re shkodrane e cila ndau eksperiencën e saj të vjetshme në Festivalin e Këngës.

“Unë në Festivalin e Fundvitit nuk marr pjesë më! Vitin që shkoi një kompozitor më ofroi një këngë dhe më tha ‘ke çmimin e tretë me këngën time’. E dëgjova këngën, nuk ishte e nivelit për të marrë çmiminin e tretë, megjithatë e lashë pezull.

Pa e mbyllur nëse do të merrja pjesë apo jo ai e shiti këngën. Dëgjojeni se cila këngë ka fituar çmim të tretë vjet dhe e kuptoni për cilin kompozitor bëhet fjalë”, vijoi më tej ajo.

TE TJERA

spot_img