I shtrirë në mes të rrugës, dalin pamjet nga aksidenti ku u përplas aktori Gaz Paja (Foto)

Një aksident ka ndodhur në rrugën e Kavajës tek ish-Parku në Tiranë ku si pasojë ka mbetur i plagosur aktori Gaz Paja.

Aksidenti ka ndodhur paraditen e sotme në orën 11:08, në rrugën e Kavajës, ku gaz Paja po udhëtonte me motor, por është përplasur nga një makinë.

Si pasojë e përplasjes aktori është plagosur, ndërsa Report Tv siguroi pamjet e momentit kur ai shihet i shtrirë në tokë. Fatmirësisht aktori nuk ka marrë plagë të rënda dhe po merr mjekimin në spital.

Policia ka shoqëruar në polici drejtuesin e mjetit E.K., për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...