Ata ishin miq por çfarë mdodhi qe u prish miqësia mes Anxhela Peristerit dhe Mentor Hazirit…?

Prej dy ditësh, këngëtari i njohur Mentor Haziri është në qendër të mediave rozë, pasi deklaroi se kënga e tij nuk është pranuar të jetë pjesë e Festivalit të Këngës në Radio Televizonin Shqiptar.

Madje, ai u shpreh se këngëtarët nga Kosova nuk i mbështesin, duke e konsideruar këtë një turp të jurisë së RTSH. Reagime të shumta ka patur edhe nga kolegë të tij, mes tyre edhe Anxhela Peristeri, fituesja në fuqi, e cila u ndje e prekur, pasi Haziri tha se festivali që e çoi këngëtaren në “Eurovision”, ishte i korruptuar.

Por a është prishur miqësia me Anxhelën pas gjithës zhurmës në rrjet? Mentor Haziri ka qenë i ftuar në “Breaking” me Sidorela Gjonin, ku ka sqaruar gjithçka.

“Anxhelën e kam mike dhe shoqe, nuk ma prish miqësinë Festivali, as me Anxhelën as me asnjë nga Shqipëria”, tha ai.

Gjithashtu ai shtoi se i uron fitore kujtdo që shkon në “Eurovision”, por se kënga e tij meritonte të konkurronte, sepse siç tha ishte një këngë e ndjerë, e shkruar gjatë kohës së pandemisë.

Ndërkohë, sot, ai e ka publikuar me videoklip këngën të cilën nuk ia pranuan në Festival, e cila titullohet “Qëndro”. “Kjo është kënga që nuk u pranua në festivalin e RTSh-së, vlerësojeni vet. ‘Link’-u në storie dhe biografi”, ka shkruar ai, pas gjithë zhurmës në rrjet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...