“Sot Berisha po bën të njëjtën gjë si Nano kur ishte në burg”, Manjani nxjerr prapaskenat dhe paralajmëron …

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë një paralelizëm mes aksionit që po zhvillon sot brenda PD-së ish-kryeministri Sali Berisha, me lëvizjet që komandonte nga b rgu Fatos Nano në vitin 1995.

Dy ngjarje paralele që tregojnë se partitë nuk janë vula:

1. Në vitin 1995 Fatos Nano nga b rgu politik ku ishte nxiti disa antëarë forumesh në PS (Brokaj, Legisi, Islami etj) që të bënin një mocion besimi nga drejtuesve të partisë në atë moment. Nano ishte në b rg dhe partinë e drejtonte një kryesi ad hoc.

Megjithë refuzimet e kryesisë së kohës (eehe ata flisnin për shumicën e partisë dhe për vulën e saj) nismëtarët arritën të mbledhin kongresin dhe ti japin dërrmën drejtuesve që mbanin vulën.

Një parti me rregulla bashkjetese funksion dhe vetëkorrigjohet.

2. Sot Berisha, jo në b rg si Fatosi, po bën të njëjtjën gjë. Por me shumë më tepër avantazhe organizimi se Fatosi. Ka rreth 60% të anëtarëve të kongresit në dakordësi.

As në këtë rast nuk ka më vulë që të ndalojë këtë shumicë të mbidhet dhe të vendosë. Ky është rregull themelor i bashkjetesës vullnetare.

Ska ligj më të fortë në fuqi që të rregullojë bashkjetesën sesa ky!

Rregulli është i qartë: kur vetëmblidhet kongresi, përshak se drejtimi i partisë ka lajthitur, ai është fuqiplotë. Organet që dalin prej tij (kongresit pra) pushojnë së ekzistuari. Kongresi merr frenat në dorë dhe fillon riorganizimin e partisë. Ky është rregulli i përbotshëm i partive demokratike.

Këtë rregull nuk e garantojnë policët, por vullneti i anëtarëve.

Puna është PD zyrtare do të pranojë të sillet si parti e përgjegjshme apo do të copëtohet si kuvli vulash në garë për tu shitur tek pushteti.

PS me Nanon në b 3rg e kaloi me sukses këtë test në vitin 1995.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...