HYRJELAJMEPOLITIKËNard Ndoka tregon si e injoroi Lulzim Bashën në rrugë...

Nard Ndoka tregon si e injoroi Lulzim Bashën në rrugë…

Kreu i Partisë Demokristiane , Nard Ndoka, ka folur për marrëdhënien e tij me kryedemokratin Lulzim Basha pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku Ndoka nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit.

Ai tregoi se nuk është takuar asnjëherë me Bashën pas 25 prillit, madje edhe njëherë që e ka parë në rrugë, i ka kthyer kurrizin.

“Jo nuk e kam takuar asnjëherë. Jo vetëm unë por asnjë nga aleatët. Është mbyllur në bunkerien e tij. Rastësisht e takova një ditë në rrugë dhe i ktheva kurrizin. Menodva për një moment ta respektoja si qytetar por diçka e brendshme mu rrotullua. Këtë mashtrues ja kam thënë, e kam shfryrë dufin tim“, deklaroi Ndoka.

I pyetur se cila ka qenë arsyeja që Basha nuk e futi në listën e sigurt, Ndoka tha se kryedemokrati ka bashkapunuar me Ramën dhe ka qenë kryeministrit ai që ia ka diktuar listën.

“Në një farë mënyre po zbardhen prapaskenat. Kam përshtypjen se ky ka bashkëpunuar me Ramën dhe për listën. 24 orë përpara se të takoja Bashën, më vjen një ekspononet i partisë time dhe më thotë ti nuk do jesh në listat e Bashës dhe as PDK.

Personi ishte kontaktuar nga Rama që të kandidonte ai dhe të mbushte boshllëkun që linte PDK. Nuk e besoja, por kjo ndodhi. Kjo ndodhi dhe me Klevis Balliun. Ai ngriti kauzën te unaza dhe kush ishte fundi i tij, Basha me ndikimin e oligarkëve tha ky nuk do të jetë kandidat”, u shpreh ai.

TE TJERA

spot_img