HYRJELAJMEAKTUALITETLajm i trishtë! Humb jetën prej Covid një 33-vjeçare nga Shkodra

Lajm i trishtë! Humb jetën prej Covid një 33-vjeçare nga Shkodra

Situata e Covid në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, ku vihen re raste të reja dhe viktima.

Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e përditësuara, ku mësohet se pesë persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. Mes tyre raportohet të jetë edhe një vajzë 33-vjeçare nga Shkodra.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetare 33 vjeç nga Shkodra, një qytetare nga Fier 56 vjeç, një qytetar nga Lushnja 61 vjeç,

një qytetar nga Berati 74 vjeç dhe një qytetare nga Tirana 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”- thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

TE TJERA

spot_img