Incidenti me gazetaren, çudit Rama me atë çfarë thotë: Veprimi i uli kokën…

Para pak ditësh, teksa gazetarët dhe policia ndodheshin në malin e Dajtit duke ndjekur rastin e vrasjes së biznesmenit Rruzhdi Hoxha, një incident bëri bujë.

Anila Hoxha u shty nga efektivi i policisë bashkë me operatorin që e shoqëronte. Kjo bëri që efektivi të pushohej nga puna teksa ministri Bledi Çuçi tha se ai do ndiqet edhe penalisht.

Ndërkohë, ka reaguar edhe vetë kryeministri Edi Rama, lidhur me rastin. Ai i ka dalë në mbrojtje gazetares, duke treguar publikisht mbështetjen për të dhe kundërshtimin ndaj keq trajtimit në çdo lloj rasti. Rama tha se ajo ishte një ngjarje për të ardhur keq, një veprim që i uli kokën Policisë së Shtetit dhe gjithë trupës së saj.

“Është krejt e tepër të shtohen gjeste dhe të bëhen akte që faktikisht që i uli kokën atë ditë, ndonjëherë dhe për disa ditë, të gjithë punonjësve të Policisë të cilët fatkeqësisht në atë moment shihen të gjithë me atë sy, për shkak të dikujt që nuk e meriton të jetë kolegët apo koleget e tyre”, tha Rama ndër të tjera.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...