Horoskopi ditor, e merkure date 10 nentor 2021

Dashi: Në dashuri, jetoni me kujdes atë që do t’ju ndodhë. Nga ana tjetër është koha për të planifikuar dhe investuar në të ardhmen tuaj.

Demi: Në dashuri, Hëna e kundërt kërkon që të jeni më të kujdesshëm. Megjithatë në punë jeni shumë të përqendruar dhe kjo sigurisht është një pikë në favorin tuaj.

Binjakët: Në dashuri, nëse keni diçka për t’i thënë partnerit, bëjeni sot. Në punë, nga ana tjetër, nëse keni çështje ligjore për të zgjidhur, duhet të prisni disa ditë.

Gaforrja: Në dashuri, kundërshtimi i Venusit ju bën të dyshoni. Megjithatë në punë ka ndryshime, përpiquni të planifikoni gjithçka me qetësi.

Luani: Hëna në opozitë këshillon maturi në aspektin e ndjenjve. Në punë përpiquni që të qëndroni të qetë pasi ka tension në ajër.

Virgjëresha: Në dashuri, nëse jeni në çift, mos u ndalni tani, veçanërisht nëse keni në mendje projekte të mëdha. Nga ana tjetër në punë duhet të përfshiheni, propozime do të ketë mjaft.

Peshorja: Në dashuri ju rekomandoj kujdes nëse keni të bëni me një person Gaforre, dhe jeni duke kërkuar konfirmim. Në punë është koha për të marrë vendime të rëndësishme.

Akrepi: Mos e humbni durimin në dashuri, Hëna është kundër saj sot. Në punë përpiquni që të qëndroni larg polemikave, zgjidhjet që kërkoni do të vijnë.

Shigjetari: Hëna në pamje të parë favorizon zemrat e vetmuara. Mos harroni që në punë do ketë ndryshime në horizont.

Bricjapi: Ditë interesante për ndjenjat sot, jini të hapur. Në punë duhet të filloni të mendoni sërish pozitivisht.

Ujori: Me Hënën në shenjë, dy ditët e ardhshme priten të jenë të rëndësishme. Në punë favorizohen djemtë që kanë për të kaluar një provë.

Peshqit: Hëna në shenjë këtë fundjavë, ju rekomandoj të planifikoni diçka të këndshme pikërisht tani. Në punë është koha që të ndërmerrni hapa të rinj.

TE TJERA

spot_img