HYRJELAJMESHOWBIZE kishte të ftuar në emision, Dajana Shabani përplaset keq me të...

E kishte të ftuar në emision, Dajana Shabani përplaset keq me të ftuarin: Ore ti se s’po kuptohemi

‘Ujku i Shijakut’, ishte dje në një lidhje skype në emisionin D-Night, por jo çdo gjë shkoi ashtu siç pritej gjatë transmetimit live.

Momente tensioni dhe itritimi shfaqi ‘ujku’ kundrejt moderatores Dajana Shabani ku i drejtohej se nuk po e linte të fliste në intervistë.

“O Dajana do më lësh të flas apo do bëjmë humor tani, do bëjmë intervistë apo humor”.

Dajana i kujtoi se ishte ajo moderatorja dhe nëse nuk ndiqej linja e saj ndërpritej intervista.

Duket se ‘ujrat’ u qetësuan por nuk ndodhi kështu pasi përsëri pati një debat .

Ujku i Shijakut: A do flasim me radhë tani se unë s’po…

Dajana Shabani: Ore ti se s’po kuptohemi, ti do flasësh sa herë të them unë. Ti do flasësh sa herë të pyes unë dhe pikë. Ti do kthesh përgjigje sa herë të pyes unë do apo s’do dhe pikë.

Dajana Shabani me këtë përgjigje i vendosi pikat mbi ‘I’ duke e vazhduar intervistën në linjën e saj.

TE TJERA

spot_img