HYRJELAJMEAKTUALITETE gjen belaja mjeken qe bente vaksina fallco dhe merrte 50 euro......

E gjen belaja mjeken qe bente vaksina fallco dhe merrte 50 euro… ja çfare i ndodhi asaj

Ministria e Shëndetësisë ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra mjekën e fshatit Gradisht në Lushnje, e cila kundrejt pagesës lëshoi një certifikatë vaksinimi pa e kryer vaksinën kundër COVID-19.

Bëjmë me dije se rasti fillimisht është denoncuar në emisionin “Fiks Fare” ne Top Channel. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

Ministria e Shëndetësisë përveçse dënon rastin, ka urdhëruar gjithashtu edhe heqjen e licences per mjeken me iniciale E. N.

“Duke e konsideruar këtë akt, një veprim te pafalshem, shkelje të rëndë në dëm të shëndetit të qytetarëve dhe shëndetit publik të popullatës në situatën e pandemisë, Ministria e Shëndetësisë do t’i kërkojë Urdhrit të Mjekut, heqjen e licensës së ushtrimit të profesionit për mjeken në fjalë.

Ministria e Shëndetësisë ka marrë edhe masën e lirimit nga detyra të drejtorit të qendrës shëndetësore Gradisht, me inicialet A.Gj”, thuhet në njoftim zyrtar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

TE TJERA

spot_img