Zbulohet lidhja e fshehtë e Morena Tarakut/ Kush është këngëtari i njohur, i sapodivorcuar

Morena Taraku raportohet se ka nisur një lidhje dashurie me këngëtarin turk Berdan Mardini.

Pas ndarjes nga bashkëshortja e tij, Fatoş Yelliler, gati 11 vite pas martesës, mediat turke shkruajnë se 43-vjeçari ka nisur një histori dashurie me artistin shqiptare, të cilën e ka edhe fqinje.

“Tek Morena kam përjetuar ndjenjën e vërtetë të dashurisë. Jam shumë i lumtur kur jam me të, nisa të jetoj nga e para”, mësohet se u ka thënë këngëtari miqve të tij.

Mësohet se Morena Taraku ka organizuar festën e ditëlindjes së artistit Berdan Mardini.

Ndërkohë asnjëri prej tyre nuk ka postuar foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, dhe as s’kanë bërë dedikime.

Kujtojmë që Morena Taraku publikonte shpesh buqeta të luleve dhe dhuratave luksoze që i dërgonte partneri, megjithatë në asnjë moment nuk e zbuloi identitetin e tij.

Nuk dihet ende se kur ka nisur lidhja e tyre, por Berdan Mardini është ndarë nga bashkëshortja, me të cilën u martua në vitin 2010, në mars të këtij viti.

Mësohet se ish-çifti janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...