HYRJELAJMESHOWBIZVisjan Ukcenaj e përmendi në skeçin e tij në “Klanifornia”, reagon Arbana...

Visjan Ukcenaj e përmendi në skeçin e tij në “Klanifornia”, reagon Arbana Osmani

Visjan Ukcenaj është një nga aktorët më të dashur të humorit në vendin tonë.

Shpesh në numrat e tij në “Klanifornia” ai ka përmendur e imituar personazhe të ndryshme publike. E fundit duket se ka qenë Arbana Osmani. Në rolin e Minionit, të shtunën ai ka përmendur moderatoren duke thënë:

“O Arbana po pse s’më fute te “Big Brother VIP” mua ti? Po pse çfarë të dukem unë ty? Apo të kanë hipur p*rdhët se ke bërë një libër me gatime dhe të duket vetja kuzhiniere?”- mes të tjerash në rolin e tij.

Këtë video ai e ka shpërndarë edhe në Instastory duke i bërë tag Arbanës. Kjo e fundit sigurisht e ka marrë me shumë sportivitet dhe e ka rishpërndarë edhe në profilin e saj, duke e shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot.

Ky reagim i Arbanës ishte mëse i pritshëm pasi moderatorja ka treguar se skeçet dhe imitimet i merr me shumë sportivitet. Shpesh ajo ndan në rrjetet e saj sociale video edhe nga imitimet që i bëhen në “Portokalli”.

TE TJERA

spot_img