HYRJELAJMEHISTORIA IMEServisi nuk i rregullon makinën pronarit prej 3 vitesh,i shet pjesët e...

Servisi nuk i rregullon makinën pronarit prej 3 vitesh,i shet pjesët e automjetit

Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e së hënës rastin e një qytetari në Lushnje, i cili prej 3 vitesh ka lënë makinën ‘Seat Toledo’ në servis pas një aksidenti dhe nuk po e merr dot akoma që prej vitit 2018.

Shkak, sipas tij, është bërë administratori i servisit, pasi i ka shitur pjesët e automjetit. Olsi Sulonjaku thotë se ka qenë në Greqi prej 3 vitesh dhe nuk kthehej dot për shkak të pandemisë dhe dokumenteve, por çështjen e makinës në Lushnje e ndiqte bashkëshortja e tij e cila jetonte aty.

Gjatë takimeve me administratorin e servisit, ky i fundit e zvarriste çështjen.

TE TJERA

spot_img