Më në fund vjen dhe reagimi i Olsa Muhametit:Jam e lumtur që u mësua se kush ishte Hyseni!

Në puntatën e “Përputhen” u transmetua një videomesazh nga Alvisa, ku i falenderonte të gjithë për mbështetjen dhe veçanërisht Olsa Muhametin.

“Uroj të jeni mirë! Ndjesë për syzet po jam në gjendje pak jo të mirë! Dua t’ju kërkoj ndjesë të gjithëve për të gjithë situatën që po shikoni dhe po dëgjoni pasi është një situatë shumë e shëmtuar. Në të njëjtën kohë dua të falenderoj familjen, disa prej konkurrentëve, Albin, Bashkimin,

Melikun e disa të tjerë që më kanë mbështetur, dua të falenderoj produksionin e veçanërisht Olsën, e cila ka qenë një mbështetje e madhe për mua këto ditë. Kam nevojë për qetësi dhe së shpejti, për pak kohë do kthehem aty për të dhënë versionin tim”, shprehej ajo.

Autorja programit me pas ka zgjedhur videomesazhin në Instastory për të reaguar rreth situatës.

“Nga e gjithë kjo situatë jam e lumtur që arritëm të demaskojmë shantazhuesin, duke i dhënë zemër të gjithave ta bëjnë publike dhe jo ta fshehin. Publikimi i këtyre situatave është sensiblizimi më i mirë.

Jam e lumtur që ti nuk u dorëzove duke u larguar nga programi (ëndrra jote). Mbi të gjitha sot si një vajzë e lirë nga sha ntazhet (se nuk i pinë më ujë) ke të drejtë të pëlqesh dhe të duash kë do ti pa të sha ntazhuar dhe përndjekur njeri”, ka shkruar Olsa.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...