HYRJELAJMESHOWBIZ“Pse ç’jam unë, ku*vë?’, Ermali tregon si e ‘braktisi’ rolin aktorja e...

“Pse ç’jam unë, ku*vë?’, Ermali tregon si e ‘braktisi’ rolin aktorja e njohur

Personi që Ermal Mamaqi ka insistuar ta kishte në serialin “H.O.T”, ka qenë pikërisht Ana Lika, aktorja e cila na ka bërë të gjithëve të qeshim me rolin e “Lorit”. Por që Ana të pranonte këtë rol nuk ka qenë e lehtë.

Në një intervistë për “Prive”, Ermali ka treguar se Ana kur lexoi vazhdimin e skenarit u ofendua dhe u largua nga zyra. Megjihatë me insistimin e Ermalit, aktorja është rikthyer dhe sot ka një nga rolet më të pëlqyer nga publiku.

“Ana Lika nuk ka qenë përzgjedhja ime, por insistim i imi që ajo të qëndronte. E morëm Anën, erdhi bëri provat, por kishte ndodhur një çudi sepse ajo kishte lexuar vetëm dy skenarët e serive të para, ndërkohë që tek seritë e tjera ajo duhet të flejë me tre burra dhe të puthet me të gjithë aktorët.

Kur lexoi vazhdimin e skenarit, tha: ‘Po pse çfarë më dini ju mua, ku*vë?’, i hodhi skenarët dhe iku nga zyra. Pastaj e ndryshuam pak skenarin dhe e rikthyem”, tregoi Ermali.

TE TJERA

spot_img