“Më 28 Nëntor flamuri shqiptar do të ngrihet në Serbi”, darkë mes Ramës dhe Vuçiçit te…

Katër netë më parë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç organizoi një darkë,

ku ftoi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, malazezin Zdravko Krivokapiç dhe zv/ kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.

Ky moment është sjellë edhe në skenën e spektaklit të humorit “Kosherja”, ku aktorët kanë improvizuar një darkë mes Vuçiçit dhe Ramës. Ata madje kanë përshëndetur njëri-tjetrin dhe me nga një këngë shqiptare dhe serbe.

Në një çast gjatë bisedës, Rama i “Kosheres” i ka treguar Vuçiçit dëshirat e tij të momentit.

“E di si e imagjinoi unë ‘Ballkanin e Hapur’? Sikur ti më 28 Nëntor për nder të Ismail Qemalit ngre flamurin shqiptar në Serbi, kurse ne fusim serbishten gjuhë të dytë në shkollë”, tha kryeministri i Shqipërisë, duke shkaktuar edhe shumë ovacione në sallë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...