Kush është biznesmeni që fajdexhinjtë i morën 600 mijë euro dhe djalin?

Gazetari Artan Hoxha i ftuar ditën e sotme në studion e “ABC LIVE” nisur nga ngjarjet e fundit foli për fenomenin e fajdeve që sipas tij po bën “kërdinë” në Shqipëri, në kushtet kur bankat kanë shtrënguar kreditë për bizneset.

Hoxha tregoi rastin e një biznesmeni, fëmija i të cilit mori 10 mijë euro me fajde, por më pas sipërmarrësit arritën t’i zhvatnin 600 mijë euro dhe sot djalin nuk e di ku e ka. “Aty ka interesa të frikshme, fëmija i një biznesmeni ka marrë 10 mijë euro dhe atij i kanë marrë 800 mijë euro dhe fëmijën nuk e di ku e ka.

Është biznesmen që merret me ndërtimin e rrugëve. Njëherë i del në Pakistan dhe njëherë nga Lindja e Mesme, por po i marrin lokale, prona, vila, është një grup i strukturuar dhe personazhe të këtij grupi i mbaj mend që nga ’97 dhe në Tiranë kanë biznese.

Janë njerëz të skeduar nga polica. Ata korruptojnë brenda policisë dhe prandaj situata është e tillë” tha Hoxha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...