HYRJELAJMESHOWBIZIva Aliko shndërrohet në burrë?! Nuk di të ndalet në ...

Iva Aliko shndërrohet në burrë?! Nuk di të ndalet në …

Këngëtarja Iva Aliko ka çuditur me rrëfimin e saj më të fundit në ekran.

Ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Shqipëra Live” në “Top Channel”, ajo tha se nuk do të ndalet në transormimin e saj. Ndër të tjera tregoi se do t’i shfryjë buzët dhe po punon për këtë gjë, duke theksuar se fokusi tani është vetëm stërvitja, njësoj si djemtë dhe shëndeti.

“Jam shumë pro stërvitjes, ushqimit të shëndetshëm. Në ekzagjerime nuk jam pro asnjëherë. Dua thjesht të merrem me trupin tim. Një ndër sportet më të shtrenjta që kërkon durim, kohë. Që nga ushqimi, suplementet, proteina, s’mund të them ndonjë shifër në muaj. Quhet sporti i të pasurve”, tha Iva.

Kujtojmë se Iva gjithmonë është komentuar për ndërhyrjet estetike në trup dhe fotot provokuese, imazh nga i cili ajo po largohet dita-ditës. E pyetur nga Arian Çani se si është tashmë jeta e saj intime, pas këtij ndryshimi në fizik, Iva u shpreh se ajo tani i është përkushtuar plotësisht pasionit të saj dhe nuk është marrë me asnjë gjë tjetër, por sipas saj dihet që sporti krijon një jetë seksuale më të shëndetshme.

Modelja Iva Aliko ka hequr dorë nga gjithçka për të ushtruar në palestër si profesioniste e vërtetë dhe i gjithë mundi i është shpërblyer pasi u shpall kampione e Shqipërisë në “Body Fitness” në Kampionatin Kombëtar të Bodybuilding.

Transformimi i saj i ka lënë të gjithë pa fjalë pasi më parë komentohej për format bombastike dhe për sensualitetin, ndërsa tani ka më shumë muskuj falë stërvitjes dhe regjimit ushqimor.

Aliko ka rrëfyer se pasioni i saj momentalisht është bodybuilding dhe ka hequr dorë nga jeta e natës, për të mos u tunduar nga alkooli.

“Fatmirësisht kam pasur fatin që të kem një gjenetikë gati perfekte edhe kur nuk jam stërvitur si tani! Celulit thuajse nuk kam pasur fare, kam pasur forma me bollëk atje ku i duhen një femre. Thjesht është një pasion, momentalisht ky është pasioni im”, tha ajo. Në lidhje me dietën që e ndihmoi të transforhej ajo tregon:

“Tre të bardha vezësh dhe tërshërë në mëngjes. Ndërsa më pas me fileto, sallata apo gjëra të shëndetshme. Shumicën e kohës haja në makinë dhe njerëzit thoshi: ‘Po kjo?!’. Ka shumë femra që fillojnë palestrën dhe e stopojnë, para verës janë të mbipopulluara.

Por kërkon regjim konstant gjatë gjithë vitit. Të mos llogarisim pastaj miqtë që i redukton për të mos u tunduar nga ndonjë ushqim apo ndonjë gotë alkool. Kam hequr dorë nga gjithçka!”.

Të gjithëve u është dukur i habitshëm transformimi që ka bërë, sepse fansat e saj janë mësuar gjithmonë që ta komentojnë për format bombastike dhe sensualitetin e saj. Ajo shprehet se trupi i saj me muskuj është rezultat i një sakrifice me stërvitje dhe regjim titan.

TE TJERA

spot_img