Zhulieta: Astriti me mua nuk puqet; bashkëshorti: Ik, kam 4 vite që të kam harruar

Sot në e “Diela Shqiptare”, në rubrikën “Shihemi Në Gjyq” u diskutua një çështje konflikti pronësie mes dy bashkëshortësh.

Gjithçka nisi kur zonja Zhulieta para 4 viteve gjeti certifikatën e pronësisë të firmosur vetëm nga kunata e saj.

Aty lindën dyshimet e zonjës për një tradhti të mundshme bashkëshortore. Këtë gjë që Astrit Avdi, bashkëshorti, e pranoi publikisht dhe tha se nuk donte të kishte të bënte më me zonjën pasi ajo e përzuri atë nga shtëpia.

Eni Çobani: Nuk dua të lodh publikun se publiku është vetë dëshmitar se çfarë prodhon drejtësia shqiptare. Por ky rast është flagrant, nuk është një rast për ta lënë dhe anashkaluar. Të shikojë me kujdes se çfarë ka ndodhur në gjykimin e kësaj çështje nga gjykata e shkallës së parë, nga gjykata e Apelit Korçë dhe sot ajo është pranë Gjykatës së Lartë e cila nuk ka dhënë një vendim.

Zhuli e dashur, unë e kuptoj që edhe shpjegimet e mia ty nuk të qetësojnë sepse juve keni bërë këtë lloj zgjidhje me njëri- tjetrin që për mua nuk është e drejtë. Më vjen dhe shumë keq për Donikën që u shpreh këtu në mënyrë jo qytetare. Fakti që ju shpresoni se e keni fituar, dhe në fakt është e vërtetë që e keni fituar, nuk do të thotë zonjë që ju nuk do të prisni në vazhdim mendimet e tjera që do prodhojë po drejtësia shqiptare për vendimin që ka dhënë qyteti i Korçës.

Zhulieta: Në qoftë se Astriti nuk ia nxjerr kokën këtij muhabeti me mua nuk puqet. Jo me mua po as me fëmijët e mëdhenj, as me të vegjlit. Ai e di shumë mirë se ka 4 vite që s’i ka parë me sy. Edhe e dyta zonja Eni, në qoftë se ne e marrim atë shtëpi, unë them që ai ta heqë nga emri i tij dhe t’ia vërë fëmijëve. Se siç ia ka hedhur Donikës, ia vë ndonjë Donike tjetër në qoftë është shtëpia akoma në emër të tij. Nuk kam punë më.

Astriti: Po ik,unë të kam harruar kam 4 vite! Ti ma hëngre shpirtin mua! Unë kam dhënë djersë, edhe ajo vërtet ka qenë gruaja ime por jo prona ime. Unë jam treguar i arsyeshëm dhe ajo e di shumë mirë. Arriti që kur zbuloi këtë dokument dhe sherri në shtëpi, unë jam detyruar kam lënë shtëpinë dhe plaçkat e mia të trupit nuk m’i jep.

Zhuli: Kur të më japësh pronën atëherë do të të jap dhe unë pronën tënde.

Eni Çobani: Keni ndonjë shpresë për t’u bashkuar?

Astriti: Jo zonja Eni. Kurrë. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...