Sa tritol i’u vendos makinës luksoze të noteres Rezarta Koçi? Dalin detajet e ngjarjes

Kanë dalë detaje të reja mbi tritolin që u vendos në makinën luksoze të noteres Rezarta Koçi.

Sipas grupit hetimor në automjetin tip Range Rover të noteres nuk është vënë më shumë se 100 gram tritol.

Nisur nga shpërthimi, hetuesit vlerësojnë se sasia e eksplozivit ka qenë e vogël, e për pasojë dyshohet se ka qenë një formë paralajmërimi për noteren. Koçi, është marrë në pyetje nga policia ditën e djeshme, ku përpara hetuesve ka treguar edhe përsonat me të cilët ka pasur probleme.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije, se nisur nga probletmet e noteres që ka pasur vitet e fundit i ka përqëndruar hetimet tek konfliktet që Koçi, ka pasur për çështje parash nga persona të ndryshëm. Zyrtarisht për mashtrim dhe përvetësim parash noterja është denoncuar në polici dhe prokurori në katër raste, ku në një rast është kallëzuar në vitin 2019.

Ndërsa 3 kallëzimet e tjera i ka në vitin 2021. Por sipas burimeve nga grupi hetimor mësohet se ka edhe persona te tjerë që kanë pasur konflikte për çështje parash me noteren Koçi, por që nuk i janë drejtuar autoriteteve për ta kallëzuar.

Noteres Rezarta Koçi, në maj të këtij viti, iu hoq licensa përfundimisht nga Ministria E Drejtësisë, pasi një qytetar u ankua se noterja nuk kishte përdorur në mënyrë të rregullt llogaritë bankare

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...