Rrëfimi i plotë/ Hyseni plås skandalin, zbulon se ka qenë i lidhur me Alvisën gjatë kohës së programit

Hyseni ka ndërhyrë në Për’puthen Prime për të sqaruar shantazhin që pretendon Alvisa se ka marrë prej tij dhe ka zbuluar se kanë qenë të lidhur gjatë kohës së programit.

Hyseni i ka tronditur të gjithë me historinë e tij, ku ka treguar se kishin bërë plane që të riktheheshin në Për’puthen si çift, por gjërat ndryshuan pasi u përjashtua nga programi. Ai ka treguar se krisja mes tyre ndodhi kur Bashkimi erdhi nga Amerika dhe Alvisa shkoi në shtëpinë e tij për ta takuar.

“Unë dhe Alvisa jemi takuar shpesh herë në fillim të emisionit. Kemi rënë në një përfudnim që të rikthehemi. Plani i Alvisës ishte që rikthimin ta kishim në Për’puthen. Meqë unë u largova nga një problem me Brunon, vazhduam dhe flisnim. Këtë e kam bërë se Alvisën e kam dashur shumë dhe kam dashur ta rifitoj prap.

Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm deri ditën e enjte kur Bashkimi ka ardhur nga Amerika. Më tha “zemër nuk flasim dot se do fle tek një nga gocat”. Tha do fle tek Ritvana ose Mikela. Më pas i thashë më dërgo një fotografi kur të shkosh tek një nga vajzat.

Edhe familjet kanë qenë në dijeni se kishim në bashkim. Kur ka bërë takimin e parafundit, familja ime është ndjerë shumë keq, mami më ka marrë duke qarë “e ke mendjen në vend, si e lë të dashurën tënde ta bëj atë gjë”.

Edhe Alvisa ma kishte paraprirë këtë gjë. Ditën e fundit i kërkova një foto, tha nuk ta dërgoj por ti po deshe beso, po deshe mos beso. I kam thënë e di që do të takosh Bashkimin. “Ti thjesht po më acaron, dua kohë”, më tha.

Ai vendosi të mos e telefonojë derisa Alvisa të marrë një vendim. Një ditë para se të mësonte që ishte me Bashkimin, rreth orës 12 kishte mbaruar lojën me disa shokë dhe kishte parë makinën e Alvisës, brenda së cilës ishin 2 persona.

Atë ditë nuk i ndoqi dot dhe u largua. Të nesërmen i janë dërguar foto dhe video ku duket se Alvisa dukej në shtëpinë e Bashkimit. I kanë dërguar edhe adresën ku ka shkuar dhe i ka marrë të dy rreth orës 01:30 e natës.

“Bashkim, e di që je me Alvisën po eja të të tregoj dy muhabete se 2 ditë më parë ka qenë me mua dhe pastaj bëj çfarë të duar”, ishte mesazhi që i ka dërguar pasi zbuloi se kanë qenë brenda në një shtëpi.

“Mua më tradhtoi, më preu në besë. Bashkimi bëri sikur nuk dinte asgjë”, shton Hyseni në rrëfimin e tij.

Më pas zbuloi se Alvisën e ka takuar në Vlorë, së bashku me familjarët e saj, gjëra të cilat u mohuan nga Alvisa.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...