Jepet që sot alarmi: Ja çfarë do të ndodhë me çmimet nga 1 janari i vitit të ardhshëm

Prej muajsh vendi ynë është përballur me një rritje çmimesh në fusha të ndryshme.

Mirëpo, rritja e çmimeve do vijojë edhe më tej. Podhuesit vendas kundërshtojnë paketën fiskale dhe kërkojnë rishikim të saj nga ligjvënësit sepse pritet që të shkaktojë rritje të çmimeve.

Kreu i shoqatës së prodhuesve dhe eksportuesve, Alban Zusi ka thënë për “Abc” se miratimi i paketës fiskale do të sjellë rritje të çmimeve me të paktën 15% duket nisur që nga 1 janari.

Rritja e taksave për prodhuesit në kohë krize është e papërballueshme ndaj dhe për të përballuar shpenzimet e tyre, do të detyrohet që të rrisin çmimin.

Po ashtu dhe fasonët e vlerësojnë si qesharake mbështetjen e parashikuar në paketë fiskale për këtë sektor. Ata kërkojnë subvencionim për të ndryshuar makineritë dhe për t’u përshtatur me kërkesat e tregut.

Por përveç fasonëve, ankesa ka pasur edhe nga fermerët për heqjen e rimbursimit të TVSH-së prej 6% dhe vendosjes së akcizës për gazin për konsum.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...