Historia e dhimbshme e Elsonës: Mami na mbulonte me gjethe

Elsona, e cila ka ardhur në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” për t’i dhënë një mesazh së ëmës, tregon edhe historinë e dhimbshme të familjes së tyre.

Kur ishin ende të vegjël, për shkak të keq trajtimit nga babai, i cili pinte shume, e ëma trembej dhe i merrte fëmijët në ara për të fjetur jashtë.

Ardit Gjebrea: Si e përjetonit ju momentet e kthimit të babait në shtëpi?

Elsona: Ne në fakt e përjetonim keq se qanim shumë që vinte ai, por mami im kur e merrte vesh që babi do të vinte na merrte dhe iknim të flinim përjashta, na mbante jashtë.

Ardit Gjebrea: Po ku përjashtë?

Elsona: Në Shkodër kemi qenë në një fshat ne dhe ka pasur fusha misri e na merrte na fshihte, në pemë, në mal, ajo kishte shumë frikë.

Ardit Gjebrea: Po si flinit, e kalonit natën në fushat e misrit, në bar?

Elsona: Po, e kalonim natën jashtë.

Ardit Gjebrea: Gjatë verës shpresoj, apo edhe në dimër?

Elsona: Jo, edhe në dimër, që ka qenë shumë ftohtë.

Ardit Gjebrea: Po si ia bënit, të flesh natën jashtë në dimër?

Elsona: Na mbulonte mami, me gjethe.

E ëma kthehej në shtëpi rreth orës 4-5 të mëngjesit për të kontrolluar djalin e vogël, i cili ishte ende në djep, e më pas merrte fëmijët e tjerë./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...