HYRJELAJMEAKTUALITETZbardhet plani/ Rriten me 150 për qind pagat! Ja kush përfiton dhe...

Zbardhet plani/ Rriten me 150 për qind pagat! Ja kush përfiton dhe…

Qeveria ka vendosur që të rrisë pagat dhe benefitet për efektivët e policisë.

Të gjithë ata persona që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit do të përfitojnë rritje deri në 150 për qind. Detajet i ka dhënë ministri i Brendshme, Bledi Çuçi në Komisionin e Sigurisë dje, ku u prezantua projektbuxheti i ministrisë për 2022.

Ai u shpreh, se pagat për efektivët e policisë së do të rriten me 150 për qind, ndërsa theksoi se kjo rritje pagash do të jetë për ata të cilët ushtrojnë detyrën e tyre jashtë vendit ku banojnë. “Një risi e rëndësishme është dhe ajo që ka të bëjë me rritjen e pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit, që ushtrojnë detyrën e tyre jashtë vendbanimit.

Vitin që vjen, në formën e shpërblimit, do ta çojë pagën e kësaj kategorie të punonjësve të policisë deri në 150 për qind të pagës që marrin sot”, tha ai. Ndër të tjera, Çuçi bëri me dije se përfitues do të jenë rreth 1179 efektivë policie. Ai theksoi, se në skemën e përfitimit do të përfshihen të gjithë punonjësit nga inspektori e deri tek drejtuesit e parë.

“Nga kjo rritje, sot e kalkuluar, sepse është një numër që varion sipas lëvizjeve që ka brenda Policia e Shtetit, por sot do të përfitojnë 1179 efektivë të policisë, pasi në këtë skemë ne do të përfshijmë të gjithë punonjësit e policisë, nga inspektori deri te drejtuesit e parë, të cilët punojnë jashtë vendbanimit të tyre”, tha ai.

Sakaq, ministri u shpreh, se kategoritë përfituese janë ndarë në bazë të largësisë së vendit të punës dhe shtëpisë së banimit të punonjësi. Ai theksoi, se ata që punojnë 20-60 km larg do të përfitojnë 20 për qind më shumë mbi pagën që marrin, ndërsa ata që jetojnë ata që punojnë 121 km larg vendit të banimit përfitojnë 50 për qind.

“Në një projekt që kemi bërë dhe llogari, sipas rritjes që ka për këtë zë, i kemi ndarë përkatësisht në bazë të kilometrave, pra largësisë që ka punonjësi që punon jashtë vendbanimit të tyre, duke u nisur nga 20 deri në 60 km largësi, do të përfitojë 20 për qind më shumë mbi pagën, nga 61 km deri 120 km, do të përfitojë 30 për qind më shumë mbi pagën dhe mbi 121 km, do të përfitojë 50 për qind mbi pagën mujore”, deklaroi ministri.

Çuçi flet për projektbuxhetin e vitit 2022

Teksa foli për projektbuxhetin për vitin 2022 Ministrinë e Brendshme, ministri Bledi Çuçi tha, se ky projektbuxhet arrin në vlerën e 21.7 miliardë lekëve. Sipas tij, ka një rritje krahasuar me atë të vitit të kaluar.

“Projektbuxheti për Ministrisë së Brendshme për vitin 2022, arrin një total prej 21.7 miliardë lekësh dhe për ta thënë që në fillim ka shënuar një rritje prej 4 për qind në raport me atë të vitit 2021, dhe në qoftë se do e krahasonim përpara 8 vitesh është rritur 42 për qind.

Ky buxhet i reflekton shumë qartë dhe i përgjigjet shumë qartë prioriteteve tona në shërbim të publikut. Prioritete që i kemi miratuar bashkë me programin qeverisës dhe që lidhen me mbrojtjen e rendit dhe sigurinë publike, luftën kundër krimit të organizuar e mbrojtjen dhe kontrollin e territorit”, tha ai.

TE TJERA

spot_img