HYRJELAJMEKRONIKË(video) Gazetarja e njohur e Top Channel gati hidhet posjtë pas shtyrjes...

(video) Gazetarja e njohur e Top Channel gati hidhet posjtë pas shtyrjes nga polici: Polic je ti ore? Çfarë je ti? Debil

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, është dhu nu ar në krye të detyrës teksa raportonte nga vendi i ngjarjes ku u gjet trupi i pajete i biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

Gazetarja ka raportuar detajet e ngjarjes ndërsa në një moment, u shty nga një efektiv së bashku me një operator.

Efektivi ishte i nevrikosur nga fakti që mediat kishin kaluar shiritin e policisë dhe reagoi me tone të ashpra.

Ata janë rrëzuar në tokë, në anë të një gremine. Gazetarja Anila Hoxha ka pësuar lëndime dhe gërvishtje nga sjellja brutale e policisë.

“Polic je ti ore. Çfarë je ti? Debil”, i thotë në një gazetarja Anila Hoxha – efektivit pasi rrëzohet në tokë.

Pavarësisht se i rrëzoi, polici nuk ofroi në asnjë moment ndihmën e tij për të ngritur gazetaren dhe operatorin që u lënduan nga sjellja e tij.

TE TJERA

spot_img