Tjetër ngjarje e rëndë në Shqipëri, ky është drejtori i shkollës 9-vjeçare që ngacmon vajzat me mesazhe

Një drejtor shkolle në Pogradec është arrestuar nga policia për shkak se dyshohet se ka ngacmuar dy nxënëse 14-vjeçare.

Sipas burimeve të A2 CNN, në pranga ka rënë 59-vjeçari Adriatik Haxhillari, drejtor në shkollën 9-vjeçare të fshatit Stropckë. Sipas informacioneve, ngacmimi ndaj minoreneve ka filluar 2 javë më parë.

Ka qenë Policia e Pogradecit ajo që ka mundur të marrë informacion nga vajzat, në prani të psikologeve, se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit dhe u ka dërguar mesazhe në telefon pas mësimit: “U lodhët sot?”.

Sipas burimeve, bëhet me dije se mesazhet e para janë parë nga vëllai i njërës prej vajzave, e cila i kishte prindërit në Greqi dhe shqetësohej me thirrje në telefon në orët e vona të natës.

Më pas, i vëlllai i ka shkuar të takojë drejtorin dhe e ka goditur. Të nesërmen, drejtori e ka thirrur për t’i kërkuar ndjesë.

Vajzat e mitura nuk kanë treguar në familje dhe as është bërë denoncim. Pritet që autori të dalë para gjykatës ditët në vijim për të marrë masën e sigurisë.

Burime nga Zyra Arsimore bënë me dije se është marrë masa e pezullimit për drejtorin dhe po priten hetimet policore.

Xhoni dhe Diola duhet të lidhen? Ja pse po thuhet se e gjitha është me skenar

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje. Ai u rikthye në shtëpi.Nuk kaloi as një orë nga eliminimi dhe Xhoni u rikthye sërish në shtëpi.   Bileta e tij,...

Përhapja e gripit, a duhen marrë masa…? Shqipëria krahasuar me Europën është më nivel …

Edhe pse numri i rasteve të infektuara me viruset e gripit është në rritje, Shqipëria konsiderohet në nivel mesatar të përhapjes së tyre, tyre...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

VIDEO/ Puthje në buzë mes dy banoreve në Big Brother, ndizet rrjeti

Pas rikthimit në shtëpinë e Big Brother të Gresës,...

Dhëndri kapet mat në ditën e dasmës duke parë ndeshjen e skuadrës së preferuar

Kjo do të thotë të jesh besnik ndaj ekipit...

E do Amosin? Dea Mishel: E kuptova kur më puthi që ai s’më pëlqen…

Marrëdhënia e komplikuar mes Deas dhe Amosit ka konfuzuar...