Polici shtyu gazetaren dhe operatorin drejt greminës në Dajt, reagon SHÇBA

Pas keq trajtimit të ushtruar nga një efektiv policie ndaj gazetarës së Top Channel Anila Hoxha dhe grupit të xhirimit teksa raportonin për trupin e pajetë të biznesmenit Ruzhdi Hoxha në zonën e Qafë-Mollës, SHÇBA ka nisur inspektimet.

Ky institucion deklaron se çdo punonjës policie që shfaq sjellje jo etike e konform detyrës, do të vihet para përgjegjësisë.

“Në vijim të lajmit të publikuar në disa media, në lidhje me sjelljen jo korrekte të disa punonjësve të policisë me përfaqësues të mediave, e në veçanti me gazetaren Anila Hoxha gjatë raportimit të një ngjarje,

SHÇBA njofton se ka nisur një inspektim për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë shfaqur sjellje jo etike e konform detyrës”, thuhet në njoftim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...