HYRJELAJMEKRONIKË“Nuk ka pasur as borxhe, asnjë lloj gjëje”- Si u gjet i...

“Nuk ka pasur as borxhe, asnjë lloj gjëje”- Si u gjet i pajetë biznesmeni, ishte hedhur në humnerë dhe…

Trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili rezultonte i zhdukur që prej datës 20 tetor, është gjetur këtë të shtunë pranë Malit të Dajtit.

Burimet thanë se efektivët e policisë kanë gjetur fillimisht një xhup me njolla gjaku dhe kjo i ka shtyrë të vijojnë me intensitet kërkimet në zonën e Malit të Dajtit.

Kanë qenë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që me ndihmën e një qeni kanë kërkuar në të gjithë zonën dhe kanë gjetur në humnerë trupin e pjetë të babait të dy fëmijëve.

Mësohet se rezulon që në trupin e viktimës të ketë shenja goditjesh, por do të jetë mjekësia ligjore ajo që do e përcaktojë nëse këto shenja janë për shkak të rrëzimit në humnerë apo nëse është goditur pasi është marrë peng.

TE TJERA

spot_img