HYRJELAJMEKRONIKËKafshim buze dhe shenja në mësim, ky është drejtori i shkollës që...

Kafshim buze dhe shenja në mësim, ky është drejtori i shkollës që ngacmonte 14-vjeçaret…

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Adriatik Haxhillari drejtori i shkollës 9-vjeçare të fshatit Stropckë që ngacmonte nxënëset.

Mësohet se mesazhet që drejtori u kishte dërguar vajzave 14-vjeçare ishin parë për herë të parë nga vëllai i njërës prej tyre që i kishte prindërit në Greqi.

Vajza e mitur shqetësohet nga telefonatat në mes të natës dhe vëllai i saj kishte shkuar ta takonte drejtorin dhe e kishte goditur. Një ditë më pas drejtori kishte kërkuar ndjesë.

Sipas “FaxNews” drejtori i ngacmonte vajzat duke iu bërë shenja, kafshime buze dhe ngacmime në oborr të shkollës. Vajzat nuk e kanë pasur të regjistruar numrin me emër dhe kjo është në verifikim, por para psikologut kanë thënë se ishte drejtori. Koha e ngacmimeve ka zgjatur 3 javë deri në 1 muaj.

Ndërkohë mësohet se drejtori ishte konsumues i rregullt i alkoolit pasi pinte çdo ditë tek një lokal para shkollësh dhe dyshohet që në shumë raste të ketë qenë edhe nën efektin e alkoolit.

TE TJERA

spot_img